Kronikë e zezë

Digjet një vilë në Skenderaj, nuk raportohet për të lënduar

Policia e Kosoves
 

Polica e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj është djegur një vilë. Policia nuk ka raportuar për persona të lënduar.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një zjarr kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe njësitet e KEDS-it dhe kanë vërejtur se është duke u djegur një vilë banimi-pushimore. Nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet kompetente janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.