Kronikë

Tiranë, mbajti të ngujuar për 6 vjet bashkëshorten e fëmijët, arrestohet 52-vjeçari

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 52-vjeçar në Tiranë, nën dyshimin se ai për 6 vjet kishte mbajtur të ngujuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, shkaku i bindjeve radikale.

Po ashtu ushtronte dhunë ndaj tyre.

Gjatë bastisjes së apartamentit janë gjetur armë e 700 fishekë. Po ashtu dy thika.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.