Kronikë

Aksident me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka mbetur i vdekur nga një aksident mesditën e së premtes në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 24-të të autostradës në drejtim të Prishtinës.

Në aksident është përfshirë një veturë.

“Policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident”, thuhet në njoftim.