Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia ndalon në Obiliq katër persona për gjueti ilegale në zonën e KEK-ut

Policia e Kosovës ka ndaluar të dielën në Obiliq katër persona për gjueti ilegale në zonë të KEK-ut ndërsa ka konfiskuar edhe katër armë të gjata dhe 89 fishekë.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për gjueti ilegale.

“Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njësitet policore nga stacioni Obiliq menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm. Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut”, thuhet nga Policia.