Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.J., për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor në vazhdimësi”, “Kanosja”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria ka njoftuar s, nga 17 deri më 21 gusht 2022, në Komunën e Gjakovës, A.J., në mënyrë të vazhdueshme e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij S.J.
“Përgjatë katër ditëve, i njëjti, me dashje i shkakton lëndime trupore te dëmtuarës, bashkëshortes se tij, ku pas mosmarrëveshjeve paraprake që kishin mes vete, fillon qe ta sulmon te dëmtuarën duke e goditur me rrip dhe me duar në pjesë të ndryshme të trupit, po ashtu, ditëve në vijim, i pandehuri përdor forcën dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me shuplakë në kokë, në fytyrë, si dhe, e godet me rrip në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në muajin korrik të vitit 2021, për ta frikësuar gruan, i pandehuri e kanos me fjalë dhe me armë atë, ku ai nxjerr nga sirtari i dollapit armën dhe e kanos të dëmtuarën duke i thënë “Ka me t ‘vra”, duke i shkaktuar frikë, ankth the pasiguri për jetën.
Arma iu është sekuestruar.