Kronikë e zezë

Aksident mes kamionit dhe veturës në Lipjan, dy të lënduar

Foto ilustrim
 

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi të enjten midis një veture dhe një kamioni në Lipjan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.