Kronikë

Një person në Obiliq raporton se i janë vjedhur para nga llogaria

Një person në Obiliq ka raportuar se i janë vjedhur dollarë amerikanë nga xhirollogaria e tij bankare.

Ai ka raportuar në Polici se përmes një transaksioni bankar i është vjedhur një shumë e parave. Ai po kryente pagesë për një kompani që operon jashtë Kosovës, ndërsa tha se një person i tretë i panjohur në mënyrë të kundërligjshme ka modifikuar faturat dhe ka bërë tërheqjen e shumës së parave.

Ankuesi ka raportuar se rasti ka ndodhur mes periudhës 6 tetor deri 13 tetor.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitetet policore kompetente janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.