Kronikë

Arrestohet në Pejë një shtetas i Malit të Zi, dyshohet se vodhi dy celularë

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një shtetas të Malit të Zi nën dyshimin se nga xhaketa e një personi ka vjedhur dy celularë.

Siç ka njoftuar Policia, viktima ishte paraqitur në Stacion të Policisë, dhe kishte treguar se në tavolinë në një lokal kishte lënë xhaketën dhe ishte larguar për pak momente, ndërsa me t’u kthyer kishte vërejtur se i mungojnë dy telefona.

Policia ka thënë se ka arrestuar një 65-vjeçar të dyshuar për këtë vjedhje.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas një pune intensive nga zyrtarët policorë tё Stacionit Policor nё Pejё, ёshtё

arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: Z.R. i lindur me 1957 shtetas i Malit tё zi Pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa viktimёs iu janё kthyer telefonat e vjedhur”, thuhet në njoftimin e Policisë.