Gjendet marihuanë në hapësirat e Burgut të Dubravës
Policia e Kosovës ka njoftuar të martën, se ka gjetur sasi të dyshuar të marihuanës në hapësira të ndryshme të Burgut të Dubravës.
Sipas njoftimit të policisë, droga është gjetur në fusha dhe në afërsi të rrethojës së oborrit të burgut.
“Njësia policore u është përgjigjur tri rasteve; (24.10.2022 – 14:20), (15.10.2022 – 16:20) dhe (23.10.2022 – 18:35), ku nga oficerët korrektues gjatë kontrollit në fushat, hapësirat dhe në afërsi të rrethojës në oborrin e burgut, është gjetur sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.