Një grua kosovare nga Mitrovica e Veriut ka raportuar në Policinë e Kosovës se ngacmohet dhe kërcënohet nga fqinjët e saj në mënyra të ndryshme.
Viktima ka thënë në polici se frikësohet për veten dhe vajzën e saj të mitur.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga fqinjët e saj ngacmohet e kërcënohet në mënyra të ndryshme, ajo shqetësohet për veten dhe vajzën e saj të mitur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë të shtunën.