Kronikë

Plagoset me armë një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Një person është plagosur të enjten në rrugën “Memo Mato” në Prishtinë.

Policia e Kosovës po e heton rastin si vrasje e rëndë në tentativë.

I plagosuri u dërgua në QKUK, kurse i dyshuari është në arrati.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.