Kronikë e zezë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi për ndërtim pa leje të katër vilave afër Batllavës

Foto: Ilustrim/KOHA
 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj Y. I., për “ndërtim pa leje” dhe “heqje apo dëmtim të vulave zyrtare ose shenjave”.

Y. I. akuzohet se gjatë muajit mars-qershor të vitit 2021, në fshatin Orllan të Podujevës, pa siguruar leje ndërtimore ka ndërtuar katër vila për banim në pronën e tij. Ai ka vazhduar ndërtimin përkundër faktit se i ishte shqiptuar gjobë nga Inspektorati e po ashtu ishin vendosur shiritat për ndalim të ndërtimit.