Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se ka kryer veprën e “bashkësisë jashtëmartesore” me një të mitur që nga viti 2021.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës theksohet se i dyshuari është arrestuar të mërkurën.
I dyshuari pas intervistimit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.