Kronikë

Arrestohen disa persona për fajde e bixhoz, në mesin e tyre një polic

Descriptive Text

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët, përmes së cilës bëjnë të ditur se kanë arrestuar disa të dyshuar për fajde, detyrim dhe organizim të bixhozit, nga kontrollimi i disa lokacioneve në Prizren, Prishtinë, Malishevë e Suharekë.

Sipas njoftimit, të mërkurën mbrëma, në mesin e të dyshuarve është edhe një zyrtar policor.

Në njoftim po ashtu thuhet se si rezultat i aksionit të koduar me emrin “Toto”, është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobilë, armë e municion.

“Hetimi është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimit se nga të dyshuarit në këtë rast janë kryer vepra penale të ‘Fajdes’, ‘Detyrimit’ dhe ‘Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm’. Deri në këtë fazë të realizimit të operacionit janë kontrolluar disa lokacione dhe deri me tani janë arrestuar disa persona te dyshuar. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion. Pasi që operacioni është ende në zhvillim e sipër detajet shtesë do të ofrohen pas përfundimit të operacionit policor përmes një komunikate shtesë”, thuhet në njoftim.