Një burrë në Mitrovicë ka raportuar se një i panjohur ka siguruar qasje në llogarinë e tij në Facebook dhe po kërkon 1500 euro në emër të tij.
Ankuesi e ka raportuar rastin në Polici të martën, ndërsa ka thënë se llogaria e tij në Facebook është hakuar që nga dita e hënë.
“Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.