Kronikë

Tetë të arrestuar, dyshohet se rrëmbyen shtetasin e Serbisë se i mashtroi për viza dhe pasaporta

Schengen

Tetë persona janë arrestuar të martën në mbrëmje në fshatin Crepan të Ranillugut nën dyshimin se kanë rrëmbyer një shtetas të Serbisë, që thuhet se i kishte mashtruar duke u marrë para për viza dhe pasaporta të Serbisë.

Policia ka bërë të ditur në raportin 24-orësh të së mërkurës, se me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Crepan, Ranillug 04.10.2022 – 19:22. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim e kanë rrëmbyer viktimën mashkull shtetas të Serbisë për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do tu rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë. Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë.