Kronikë

Pejë, vdiq një 54-vjeçar në një incident në ashensor

Një burrë ka vdekur të martën pasdite në Pejë si pasojë e një incidenti në ashensorin e një banese.

Policia e Kosovës po e heton vdekjen e tij, ndërkaq nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit.

Trupi i 54-vjeçarit është dërguar për obduksion.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën ‘Ali pashë Tepelena’ në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar. Në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjës ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në përgjigjen e policisë për KOHËN.