Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, pasi i ofroi policit në Kosovë 20 euro ryshfet

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën në mbrëmje në pikë-kalimin kufitar të Vermicës një shtetas të Shqipërisë.

Policia ka njoftuar të martën, se arrestimi është bërë nën dyshimin se ai i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet hyrja në Kosovë.