Kronikë

Sulmohet fizikisht avokati Koci, të dyshuar dy serbë

Avokati Arianit Koci është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur.

Siç ka konfirmuar Koci për Kohën, rasti ka ndodhur më 28 shtator, derisa ka qenë duke vozitur biçikletën e tij në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.

Ai ka thënë se nuk ka marrë lëndime trupore dhe sipas informacioneve që ka, personat që e kanë sulmuar janë nga nacionaliteti serb.

“Nuk kam asnjë lëndim dhe sipas informacioneve që i kam, këta janë nga nacionaliteti serb dhe kanë qenë me motoçikletë pa tabela kur më kanë sulmuar. Policia shumë shpejtë do ta zbardhë rastin”, ka thënë ai.