Kronikë

Gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë, deklarojnë se u larguan me dëshirë

Descriptive Text

Dy vajzat e zhdukur nga fshati Treboviq i Pejës më 23 shtator janë gjetur të shtunën, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Sipas policisë, dy vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore, derisa kanë deklaruar se janë larguar me dëshirë dhe gjatë pothuajse një jave, kanë qëndruar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Qungur të Pejës.

“Gjatё punёs intensive operativo-hetimore, sot me datё 01.10.2022, pas njё informacioni tё pranuar ёshtё lokalizuar vendndodhja e viktimave, tё njëjtat janё sjellur nё Stacionin Policor nё Pejё, nga njё qytetar tё cilin e kanё ndaluar nё rrugё. Viktimat deklarojnё se janё nё gjendje tё mirё shëndetësore, dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar, ato deklarojnё se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas familjarëve të cilët e kishin paraqitur zhdukjen e tyre në polici më 24 shtator, dy vajzat kanë shkuar në vazhdimësi bashkë në fakultet, dhe se që nga dita e zhdukjes nuk kanë pasur qasje në telefonat e tyre.

Sipas policisë, vajzat kanë deklaruar se nuk dёshirojnё tё kthehen nё shtёpitё e tyre dhe nё bashkëpunim me zyrtarin pёr punё sociale, dy vajzat janё sistemuar nё shtёpinё e sigurt.