Kronikë

Dëmtohet në Zubin Potok një kabllo, pronë e Policisë së Kosovës

Descriptive Text

Persona të panjohur kanë dëmtuar një kabllo optike, pronë e Policisë së Kosovës në fshatin Uglar të Zubin Potokut, ka njoftuar policia të shtunën.

Sipas njoftimit, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime.

“Është raportuar se nga persona të panjohur kanë dëmtuar një kabllo optike, pronë e Policisë së Kosovës, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rastit si më lart”, thuhet në njoftim.