Kronikë

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Istog, arrestohet i dyshuari

policia arrestim sulm seksual

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Istog, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Sipas njoftimit të policisë të shtunën, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.