Kronikë

Një 11-vjeçare vdes aksidentalisht në Shtime

Një njëmbëdhjetëvjeçare ka vdekur aksidentalisht të premten, pasi ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në qendër të qytezës së Shtimes.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Regjionin e Ferizajt, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 minuta në rrugën “Shaqir Tershani” në Shtime.

“Një person i gjinisë femër (D.M) e moshës 11 vjeçare aksidentalisht ka rërë nga ballkoni i një ndërtese nga kati IV. Për pasojë viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’”, ka thënë Veseli.

11 vjeçarja (D.M) mësohet se në ballkon ishte duke e marrë çantën e shkollës.