Kronikë

Arrestohet një 30-vjeçar në Ferizaj i dyshuar për keqpërdorim seksual të një personi nën 16 vjeç

Policia në Ferizaj ka arrestuar të premten një të dyshuar për keqpërdorim seksuale të personave nën moshën 16 vjeç.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se i arrestuari është personi me inicialet I.L., i moshës 30-vjeç.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare’ me dënim burgimi prej tri vjetëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.