Kronikë

Nga aksioni në Dukagjin sekuestrohet drogë në vlerë 600 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë ka thënë se sot janë bastisur 10 lokacione në Deçan dhe Gjakovë, ku janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit 7 persona të dyshuar për veprat penale, “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres se kokainës apo kanabisit” dhe “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë bastisjeve në komunën e Gjakovës janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale.

“Vlen të theksohet se vlera totale e drogës se sekuestruara dhe asgjësuar është më së paku 600 mijë euro. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor kundër shtatë të pandehurve do paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.