Një person është arrestuar të martën në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka kryer veprën “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas veprimeve hetimore të Policisë është arrestuar i dyshuari pasi te ai janë gjetur disa fotografi dhe video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.
Policia ka bërë të ditur se këto materiale i dyshuari i ka shpërndarë te personat tjerë përmes rrjeteve sociale.