Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog me dyshimin se ka kërcënuar zyrtarët policorë.
Siç njoftoi Policia të martën, rasti ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Dobrushë, ku i dyshuari që kishte vozitur pa patentë shofer, iu ka kërkuar zyrtarëve policorë t’ia lirojnë veturën.
I dyshuari është intervistuar dhe pas është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që ishte duke drejtuar veturën pa patentë shofer dhe i njëjti ka kërkuar nga zyrtarët policor që t’ia lirojnë veturën, e më pas i ka kanosur dhe penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.