Një person është arrestuar në Prishtinë për falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe prezantim të rremë si person zyrtar.
Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i dyshuari SH.M. është dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se personi i lartcekur dyshohet se, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, duke paraqitur dokumente të rrejshme dhe duke përdorur nënshkrimin e personit zyrtar të AKP-së, kinse si person zyrtar i autorizuar nga kjo Agjenci, nga viti 2019 e deri në vitin 2022, ka bërë shitjen e aseteve që ndodhen në Bosnje e Hercegovinë dhe në Malin e Zi, ku me këto veprime i dyshuari ka kryer veprat penale të lartcekura.
“I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokurori i çështjes do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore. Po ashtu, në këtë është çështje penale me urdhër të prokurorit është sekuestruar një veturë, një telefon, para në vlerë prej 900€ euro dhe prova të tjera të cilat do të shërbejnë në procedurë.
-
Arrestohet i dyshuari për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me prona të AKP-së
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet
-
Aktakuzë ndaj personit që shiti pronat e AKP-së
-
Arrestohet një person në Prishtinë, mashtroi me prona së paku shtatë persona