Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, të dielën në Kolovicë të Prishtinës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, i ka thënë KOHËS se i dyshuari është shoqëruar në polici.
“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësite e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë e zjarrit, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacionin policor”, ka thënë Ulaj.
Ajo shtoi se prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti.