Kronikë

Në Trestenik të Pejës vidhen pesë krerë lopë

Në Trestenik të Pejës është raportuar për dy raste të vjedhjes së gjedheve.

Në një rast një person ka njoftuar se nga stalla i janë vjedhur dy lopë në orët e hershme të së shtunës, ndërsa vlera e dëmit është rreth 2500 euro.

Ndërsa sipas raportit të Policisë po në Trestenik në një rast tjetër një person ka njoftuar se nga persona të panjohur i janë vjedhur nga stalla tri lopë dhe vlera e dëmit është afro 3700 euro.

Policia është duke hetuar rastin.