Kronikë e zezë

Aksion si në filma, tre të arrestuar në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, në një aksion që ka mobilizuar disa njësite policore.

Në një video, të dërguar nga një qytetar në redaksinë e KOHA.net, shihen disa policë që mbajnë të shtrirë tre personat e arrestuar. Vërehen edhe vetura të tjera policore që vijnë në shpejtësi të madhe.