Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së shtunës ka ndodhur një aksident me dy të lënduar në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Sipas njoftimit, të dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjilanit për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë.
Ka pasur edhe dëme materiale, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë.