Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në banesën e tij në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të premten.
Sipas njoftimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, derisa policia po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë relevante policore dhe një ekipë e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.