Kronikë

Arrestohet 44-vjeçari vushtrrias, dyshohet se raportoi rrejshëm se i janë vjedhur para

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 44-vjeçar në Vushtrri, pasi dyshohet se rrejshëm ka raportuar se i janë tërhequr para nga llogaria e tij bankare.

Sipas njoftimit të policisë të premten, rasti ishte iniciuar fillimisht si vjedhje mirëpo pas hetimeve ka rezultuar se i dyshuari me inicialet K.B., i ka tërhequr vetë paratë për të cilat kishte raportuar se i jaë vjedhur.

“Mbi bazën e deklarimit dhe me autorizim të prokurorit rasti ishte iniciuar “vjedhje“. Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar se deklarimi të jetë i rrejshëm, provat e siguruara dëshmojnë se ankuesi tanimë i dyshuar kishte bërë vet tërheqjen e shemës së parave. Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që nga ana e prokurorit të rastit vepra penale të rikualifikohet nga rasti ‘vjedhje’ në vepër penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’. Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari K. B., 44 vjeçar, është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.