Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi në Viti

Ridvan Syla po kërkohet nga Policia e Kosovës, me dyshimin se ka djegur një dyqan të pajisjeve elektrike.

Policia njoftoi të martën, se i dyshuari është nga fshati Beguncë i Vitisë, i lindur më 16 qershor 1991.

Veprën penale “zjarrvënie”, dyshohet se e ka kryer javë më parë.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij.