Një person është gjetur i vdekur të martën në një shtëpi në të cilën kishte ndodhur një shpërthim në Klinë.
Sipas njoftimit të policisë të mërkurën, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.