Kronikë e zezë

Dy raste të ndara, 11 të dyshuar për trafikim e dhunim të 11-vjeçares në Prishtinë

 

Ka shkuar në 11 numri i personave të arrestuar nën dyshimin se kanë trafikuar dhe dhunuar seksualisht një 11-vjeçare në Prishtinë.

Në fillim të javës u arrestuan pesë persona që dyshohen ta kenë dhunuar vajzën në lagjen “Arbëria” të shtunën e kaluar. Të pesëve iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji.