Një 23-vjeçar ndodhet në spital në Tiranë, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tij, 49-vjeçari me inicialet A.O, shkroi A2CNN.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios, në rrugën “Tasim Shehu”, dhe sipas burimeve ka ndodhur për një konflikt të çastit.
Shtetasi R.M., për shkak të lëndimeve të marra ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit. /A2CNN