Kronikë

Aksident mes veturës dhe kamionit në Suharekë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Duhël të Suharekës.

I lënduari është dërguar në Emergjencë në Prizren për trajtim mjekësor, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Sot rreth orës 16:10 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në kilometrin e 34-të, Suharekë-Duhël, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. Një person është lënduar si pasojë e aksidentit dhe i njëjti është përcjellë në Emergjencë në Prizren për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.