Oficerët doganorë kanë parandaluar futjen e 18 mijë e 250 eurove të padeklaruara të hënën, njoftoi Dogana e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, ku pas kontrollimit të një veture, pasagjerit i është gjetur çanta me paratë e padeklaruara.
“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 të KDAK-s. Pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore”, thuhet në njoftimin e Doganës.
