Të premten një grua u gjet pa shenja jete në fshatin Shirokë të Suharekës.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
"Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", njoftoi PK.