Kronikë

Vodhën kabllo në hapësirat e PTK-së, arrestohen të dyshuarit

Janë arrestuar në Fushë Kosovë dy të dyshuar nën dyshimin se në hapësirat e PTK-së kanë vjedhur kabllo tokësore.

Policia ka njoftuar të premten se është shoqëruar në stacionin policor edhe i dyshuari i tretë, pronar i një deponie hekurash nën dyshimin se I ka blerë kabllot në fjalë.

Rasti është proceduar si vjedhje dhe blerje e mallrave apo sendeve të vjedhura

“Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se në hapësirat e PTK-së kanë vjedhur kabllo tokësore. Gjithashtu është shoqëruar në stacionin policor edhe i dyshuari i tretë mashkull kosovar pronar i një deponie hekurash nën dyshimin se ka blerë kabllot në fjalë. Në lidhej me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.