Të mërkurën stacionet policore në Pejё dhe Klinё, gjatё aktiviteteve policore kanё arrestuar pesё persona.
Veprat penale për të cilat janë arrestuar të dyshuarit kanë të bëjnë me armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës, posedim të narkotikëve dhe pengim i zyrtarit gjatë detyrës.
“Stacioni Policor Pejё, rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar pёr tё shtёna me armё ne fshatin Shtupeq i madh –Rugovё, Policia menjëherë iu ёshtё përgjigjur vendit tё ngjarjёs, me autorizimin e prokurorit tё shtetit ёshtё bёrё bastisja e shtёpive dhe objekteve përcjellëse, gjatё bastisjes i dyshuari i dytё ka penguar personat zyrtar nё kryerjen e detyrёs zyrtare, i njëjti ёshtё arrestuar pasi qe ka kryer vepёr penale, thuhet në njoftimin e policisë për rastin e parë.
Stacioni Policor Klinё, rreth orёs 22:00, ёshtё njoftuar se nё fshatin Rixhevё, nё njё aheng ka tё shtёna me armё dhe më pas njësitë policore nga personi i dyshuar kanë sekuestruar armën, dhe i njëjti ёshtё arrestuar.
Dhe Stacioni Policor Pejё, rreth orёs 23:55, ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Enver Hadri”, ka tё shtёna me armë ku ёshtё arrestuar personi i dyshuar tek i cili ёshtё gjetur arma me tё cilёn dyshohet se ka shtёnё, tek i dyshuari tjetёr gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe konfiskuar njё sasi e substancёs sё dyshuar narkotike (marihuanё) dhe ёshtё arrestuar.
Tek personat e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:
- Një Armё pistoletë e tipit Zoraki
- Njё Karikator të së njëjtës armë
- Një Armё pistoletë e tipit ISS cal 9mm
- Tridhjetё e dy fishekё tё cal 9mm
- Dy gёzhoja
- Pesё gёzhoja cal. 7.62x25mm
- Substancё e dyshuar (marihuanё)
Tre nga personat e dyshuar u dërguan nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa dy janё liruar nё procedurё të rregullt.
{gallery}