Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli në “Çarshinë e gjatë”, në tezgat e një shitësu ambulant janë gjetur 105 thika të llojeve të ndryshme, tri shufra metalike, 11 boksa të metalit, katër sprej dhe një elektroshok.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet janë nisur pasi në disa raste të incidenteve ku të miturit kanë përdorur armë të ftohta, ata kanë deklaruar se armët i kanë blerë te i dyshuari në treg.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt. Policia e Kosovёs nё vazhdimësi do tё bёjё sekuestrimin e mjeteve tё ndaluara me ligj, tё cilat rrezikojnë sigurinё e përgjithshme”, thuhet nga Policia e Kosovës.