Kronikë

Vdiq një 17-vjeçar në vetaksident me motoçikletë në rrugën Prishtinë - Pejë

Një 17-vjeçar ka vdekur të martën si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se aksidenti fatal ka ndodhur konkretisht në fshatin Qyshk.

Nga ky vetaksident një 19-vjeçar ka mbetur i lënduar.

Ai ka qenë pasagjer në motoçikletë, ndërsa bëhet e ditur se është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak të lëndimeve të marra.