1 perditesime
Kronikë e zezë

Tre të lënduar në aksidentin në autostradën që lidh Veternikun me Fushë-Kosovën

Tre të lënduar në aksidentin në autostradën që lidh Veternikun me Fushë-Kosovën
18:11

Tre të lënduar në aksidentin në autostradën që lidh Veternikun me Fushë-Kosovën

Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur gjatë pasdites të së martës në autostradë në segmentin Veternik-Bresje.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Në ora 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin”, ka thënë ai.

15:07

Aksident në autostradën që lidh Veternikun me Fushë-Kosovën

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në mesditë në autostradën që lidh lagjen Veternik të Prishtinës me Fushë-Kosovën.

Si pasojë e aksidentit, rruga është bllokuar për më shumë se 30 minuta dhe është krijuar kolonë tepër e gjatë.

Nga fotot që ka siguruar KOHA, shihet se në aksident janë përfshirë tri automjete.

KOHA është duke tentuar të marrë informata më të detajuara nga Policia për aksidentin.