Policia e Kosovës ka bërë të ditur se prej datës 8 janar 2022 deri me 14 gusht 2022 përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” pranë Stacionit Policor në Rahovec janë paraqitur 25 lajmërime të rreme për aktivitetet të ndryshme kundërligjore në një lokal në fshatin Hoçë e Vogël të Komunës së Rahovecit.
Sipas njoftimit, thuhet se sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, për një kohë ka zhvilluar hetime për zbulimin e kryesit të kësaj vepre duke përdorur teknika të ndryshme të hetimit dhe duke aplikuar masa të fshehta.
“Me datë 15 gusht 2022 është arritur të identifikohet dhe arrestohet një person i dyshuar, i moshës 14-vjeçare, i cili në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale është intervistuar dhe në tërësi ka pranuar se ka bërë lajmërime të rreme. Si provë materiale është sekuestruar një telefon mobil i cili është përdorur për paraqitjen e këtyre veprave. I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.