Sylejman Ahmeti është shpallur fajtor për vrasjen e Shaip Krasniqit.
Trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren, ka shpallur të hënën aktgjykimin dhe ka dënuar me 24 vjet e 10 muaj burgim, për vrasje të rëndë dhe për armbëmbajtje pa leje.
Sipas Prokurorisë në Prizren, Shaip Krasniqi dyshohet se është vrarë nga shoku i tij Sylejman Ahmeti për një borxh prej 20 eurove, më 26 janar të 2020, në një lokal të fshatit Maqitevë të Suharekës.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prizren, përmes një komunikate në lidhje në dënimin, ka dhënë detaje nga nata tragjike.
Sipas gjykatës, rasti ndodhi në orën 21:45 në një kafiteri në fshatin Matiqevë, Komuna e Suharekës.
Gjithçka nisi për një borxh që tashmë i ndjeri ia kishte vëllait të të akuzuarit.
Edhe
Sylejman Ahmeti dënohet me 24 vjet e 10 muaj burgim për vrasjen e shokut
Pas zënkës, tashmë i ndjeri kishte dalë nga lokali dhe mbante një bisht sëpate në dorë, ndërkohë i akuzuari shkoi në kamionetë ku mori pushkën automatike Ak-47 dhe e qëlloi tetë herë viktimën.
-
Vrasja për 20 euro, dëshmitari rrëfen ngjarjen
-
24 vjet burgim për vrasjen e shokut për 20 euro, Apeli vërteton dënimin
-
Prokuroria e prezanton si provë videon e momentit të vrasjes “për 20 euro”
-
Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për mosdeklarim të 172 mijë eurove