Kronikë e zezë

Dënohen me 900 euro gjobë tre të akuzuarit që rrahën gjyqtarin gjatë ndeshjes së futbollit në Prizren

Foto ilustrim
 

Tre të akuzuarit J.V., N.K. dhe G.H., janë dënuar secili me nga 300 euro gjobë, pasi kanë pranuar se në nëntor të 2019-s, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” në Prizren, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet klubeve KF “Opoja” dhe KF “Rilindja e Kosovës”, në bashkëkryerje kanë rrahur gjyqtarin e ndeshjes, të dëmtuarin D.H.

Ky vendim është marrë më 23 shkurt të këtij viti nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Fatmir Krasniqi.