Kronikë

Gjilan, sulmohen tri gra e një burrë rreth punimeve të një rruge

Rrahje

Foto-Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën tre të dyshuar pas një mosmarrëveshje rreth punimeve në një rrugë kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta katër persona, tri gra e një burrë.

Policia në raportin e saj 24-orësh ka thënë se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje e njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjilan 13.08.2022-16:17. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta katër viktimat tri femra dhe një mashkull kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.